Agjencia Telegrafike Shqiptare

Borë dhe ngrica në veri, ekipet e OSSH në terren për riparimin e linjave

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se si pasojë e motit të keq, kryesisht në veri të vendit, disa linja të OSSH pësuan avari.

“Ekipet e OSSH po përballen me motin e keq, borë dhe ngrica, sidomos në zonat e Shkodrës dhe Tropojës, megjithatë ndodhen në terren për riparimin e linjave”, bën të ditur OSHEE.

OSHEE bën të ditur se sa i përket furnizimit me energji elektrike të hidrovoreve, të gjithë fiderat, nënstacionet si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version