Agjencia Telegrafike Shqiptare

Një irlandeze i bashkohet fluturimit të parë civil drejt Hënës

LONDER, 9 dhjetor /ATSH – DPA/ Një fotografe londineze mundi më shumë se një milion rivalë për një vend në udhëtimin e parë civil në Hënë.

Rhiannon Adam, 37 vjeç, lindur në Cork dhe jeton në Hackney, është mes tetë artistëve dhe krijuesve të zgjedhur nga sipërmarrësi miliarder japonez dhe koleksionisti i arteve Yusaku Maezawa për të qenë pjesë e udhëtimit.

Adam e përshkroi udhëtimin, të planifikuar për të parë një ekuipazh civil që rrotullohej rreth Hënës për rreth shtatë ditë përpara se të kthehej në Tokë, si “një ëndërr e pamundur e realizuar”.

Shokët e skuadrës përfshijnë producentin muzikor të nominuar për Grammy, Steve Aoki, reperin koreano-jugor TOP, aktorin e televizionit indian Dev Joshi dhe regjisorin amerikan të filmave dokumentarë të jetës natyrore, Brendan Hall. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version