Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fundjava me mot të keq, Drejtoria Detare: Mjetet lundruese të marrin masa

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-juglindje dhe jug- jugperëndim në datat 9-10 dhe 11 dhjetor moti do të jetë i përkeqësuar.

Sipas DPD-së, era do të jetë forcë 5-9 bft, 1.00-1.50m dhe shpejtësi 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra.

Drejtoria Detare bëri të ditur se subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 11 dhjetor.
/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version