Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dhjetori i festave në Durrës

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Durrësi ka marrë një tjetër pamje përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Durrësi i dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Durrësi është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të Durrësit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferën festive në këtë qytet.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version