TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 42 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Delvinë, Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Lushnjë, Divjakë, Tepelenë, Pogradec, Berat.
“Janë 182 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,565 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (6 dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 532
Testime totale 2,011,216
Raste pozitive 332,341
Raste të shëruara 328,565
Raste aktive 182
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 122
Vlorë 15
Gjirokastër 11
Fier 11
Berat 8
Shkodër 5
Durrës 4
Lezhë 3
Elbasan 2
Korçë 1
/k.s/r.e/
