Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përzgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED-it

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH – I. Vata/ Në mjediset e Presidencës u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2023, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në nenin 149/d i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të pikave 7-10 të nenit 221 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

Gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:

Altin Binaj                             Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Fjona Papajorgji                     Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Sandër Simoni                       Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Arqilea Koça                          Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

Fuat Vjerdha                          Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Engert Pëllumbi                      Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Arta Marku                             Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Gjon Fusha                             Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Enerjeta Shehaj (Deraj)          Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

Vitore Tusha                          Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Albana Boksi                         Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

Alma Muça                            Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

Genti Shala                           Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Moisi Duda                            Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Elda Vrioni                            Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version