TIRANË, 28 nëntor/ATSH/- Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë.
Në një postim në Twitter, NATO ka publikuar një foto të Forcave të Armatosura shqiptare duke mbajtur flamurin kuq e zi.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë”, shkruhet në postimin në Twitter të NATO-s.
