Agjencia Telegrafike Shqiptare

Koçi përshendet SPAK për operacionin në Fier: Krimi ka vetëm ngjyrë të zezë

TIRANË, 26 nëntor/ATSH – I. Vata/-Deputeti i PS-së Petro Koçi ka përshëndetur aksionin e SPAK ndaj trafikut të drogës në Fier.

Në një postim në rrjetet sociale Koçi, vlerëson punën e SPAK në luftën kundër trafikut të drogës.

Ai thekson se PS kërkon që SPAK të mos bëjë asnjë hap mbrapa në përballjen me krimin.

“E përshëndes goditjen e fundit të SPAK ndaj trafikut të droges. PS, Fier inkurajon çdo  veprim të vendosur të agjensive ligjzbatuese ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me institucionet homologe të partnereve mbetet jetik për suksesin e luftes ndaj trafikut të drogës. I shpreh mirënjohje të thellë çdo agjencie të huaj që u investua në suksesin e ketij operacioni të kombinuar. Komuniteti fierak ndihet i lehtësuar dhe me optimist pas sukseseve të tilla. Por mbetet akoma shumë për të bërë. PS kërkon që SPAK të mos bëjë asnjë hap mbrapa në përballjen me krimin e organizuar në Fier e kudo. PS nuk është strehë e askujt që perfshihet në korrupsion dhe krim. Krimi ka vetëm ngjyrë të zezë”, thekson ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version