TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Tunizi.
“Me ma t’mirin”, shkruan Rama krahas fotos.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tunizi ku mbahet samiti i XVIII i Frankofonisë.
Në këtë samit marrin pjesë 88 shtete, përfshirë edhe vendet e rajonit tonë.
