Agjencia Telegrafike Shqiptare

Elbasan, pezullohen 31 leje drejtimi

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar 6 drejtues mjetesh si dhe ka pezulluar 31 leje drejtimi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë një jave.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut të Elbasanit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 31 leje drejtimi, nga të cilat 21 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 10 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version