Agjencia Telegrafike Shqiptare

Zgjedhjet e 14 majit, OSBE/ODIHR takim në KQZ për nevojat e vëzhgimit

TIRANË, 9 nëntor/ATSH – I. Vata/ Anëtarët e organeve të KQZ-së, Ilirjan Rusmali, Ledio Braho, Ilirjana Nano, Helga Vukaj dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, u takuan me delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM), të OSBE/ODIHR-it, Alexey Gromov dhe Kakha Inaishvili.

Fokusi i bashkëbisedimeve ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

“Delegacioni i OSBE/ODIHR ndodhet në vendin tonë me qëllim mbledhjen e informacionit mbi nevojat e vëzhgimit të procesit zgjedhor. Në përfundim të procesit të vlerësimit të nevojave për vëzhgim, do të dalë me një raport publik mbi nevojat për procesin”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

/j.p/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version