Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shefi i Komisariatit të Pukës përjashtohet nga radhët e Policisë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku shkarkoi dhe më pas përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit shefin e komisariatit të Policisë së Pukës.

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit erdhi pas publikimit në medie të pamjeve, ku shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version