Agjencia Telegrafike Shqiptare

Manja: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së

TIRANË, 7 nëntor /ATSH-I.Vata/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime me krerët e komisioneve të parlamentit grek, si Komisioni i Etikës, Transparencës dhe Administratës Publike.

Në një postim një postim në rrjetet sociale ministri Manja u shpreh se fokusi i takimeve ishte bashkëpunimi mes dy vendeve.

Manja zhvilloi takime me Charalampos Athanasiou, kryetar i Komisionit të Posaçëm të Përhershëm për Etikën Parlamentare, Athanasios Bouras, kryetar i Komisionit të Posaçëm të Përhershëm për Institucionet dhe Transparencën dhe Maximos Charakopoulos, kryetar i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike, Rendin Publik dhe Drejtësinë.

“Fokusi i bisedës së sotme ishin politikat e përbashkëta për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona fqinje. Greqia është një partner strategjik dhe mbështetëse e hershme e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan  Manja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version