Agjencia Telegrafike Shqiptare

Protestë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan mbrëmjen e sotme një protestë përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Gjatë qëndrimit përpara Ministrisë së Brendshme qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën fjalime, ku kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e rastit të të riut që ndërroi jetë dy netë më parë. Më pas ata u drejtuan përpara Kryeministrisë.

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë më 19 tetor nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, nga frika se mos e kapte policia me drogë.

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version