Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Meloni: Kush nuk është dakord me BE-në dhe NATO-n jashtë qeverisë sime

ROMË, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Italia nuk do të jetë kurrë pika e dobët e Perëndimit dhe qeveria ime do të jetë si gjithmonë pro perëndimore, deklaroi fituesja e zgjedhjeve parlamentare dhe kreu i partisë ”Fratelli d’Italia”, Giorgia Meloni.

Meloni u dërgon kështu një tjetër mesazh aleatëve perëndimorë.

”Rregullat duhet të jenë të qarta, pozicioni në politikën e jashtme nuk duhet të jetë i paqartë”, theksoi ajo.

Qëllimi është t’u jepet përgjigje qytetarëve për programin e paraqitur nga Meloni dhe, nëse nesër arrihet një konsensus te presidenti Sergio Mattarella, mund t’i hapet drita jeshile krijimit të qeverisë.

“Në një gjë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e qartë. Kam ndërmend të drejtoj një qeveri me një linjë të qartë të politikës së jashtme. Italia ka plotësisht të drejtë në vendimet e saj dhe me kokën lart është pjesë e Evropës dhe e Aleancës Atlantike. Kushdo që nuk është dakord me këtë gur themeli, nuk do të jetë në gjendje të jetë pjesë e qeverisë sime”, deklaroi Meloni./    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version