TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot në emisionin “Opinion” se, shpreson se palët politike do të votojnë me konsensus projektligjin për hapjen e dosjeve, pas pranimit nga PS të amendamenteve të grupit parlamentar të PD.
Balla tha se do të ketë ndryshime dhe në ligjin e dekriminalizimt që të ndalojë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të futen në Parlament. Po ashtu, një tjetër ligj do të ndalojë që këta individë të mos zgjidhen as kryetarë të forcave politike.
Teksa u ndal tek akuzat ndaj Ilir Metës, Balla theksoi se jo vetëm Meta ka qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit, por ka edhe persona të tjerë që aktualisht ushtrojnë detyra në funksione të larta.
“Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ka evidentuar se përgjatë implementimit dhe zbatimit të këtij ligji, neni 29 pika 4 e pamundësonte këtë institucion që të verifikonte personat të cilët ishin verifikuar më parë nga Komisionet Bezhani dhe Mezini. Pra në dritën e fakteve të reja që mund të dilnin dhe e vërtetat rezultoi që në korrik të këtij viti ky institucion duke verifikuar personalitete të ndryshme të cilët janë subjekt i verifikimit, që mund të ishte një gjyqtar sikurse ishte një politikan, sikurse ishte një punonjës i policisë së shtetit apo raste të tjera të ngjashme konkludoj se për këta persona nuk mund të bëheshin verifikime të mëtejshme dhe të pajisen me një certifikatë që është bashkëpunëtor apo jo për shkak se i pengonte ky filter i paligjshëm”, tha Balla.
“Ky ishte thelbi i nisjes së propozuar nga ana ime dhe koleges Bushka, në vijim të propozimit ë erdhi nga IDSKSH, më pas Partia Demokratike, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Z.Alibeaj kanë sjellë edhe disa propozime të tjera dhe ai amendament që unë lexova në fakt është nisur nga ato propozimet e tyre, zgjedhja e mesme e përpjesshme, në mënyrë që me shpresë sonte të gjithë të votojmë sëbashku nëkonsensus për miratimin e këtij ligji që unë dua t’ju informoj është ligji i parë i një pakete; pra ligji tjetër që pritet të vijë së shpejti është ligji për informacionin e klasifikuar në Republikën e Shqipërisë, i cili deklasifikon pas dy ose tri javësh prej atij momenti të gjitha dosjet e sigurimit të shtetit në Republikën e Shqipërisë nuk do të jenë më sekret shtetëror”,tha Balla.
“Ne kemi përcaktur që po është e vërtetë, që dosjet të gjitha do të hapen, po të drejtë ka gjithkush i cili duhet të paraqesë pranë autoritetit për informim dosjet së sigurimit të shtetit një kërkesë për të justifikuar, shkakun e kërkesës dhe mban përgjegjësi që në rast se atë informacion e keqpërdor për qëllime që nuk kanë të bëjnë me informimin , por ajo që dua të them këto janë raste shumë të rralla. Pra në tërësinë e tyre dosjet do të jenë të gjitha deklasifikuara dhe të hapura”, shtoi Balla.
“Të shtojmë edhe diçka nesër ne do të vazhdojmë dhe informojmë publikun me ju me dy ligje të tjera; ndryshimi në ligj për integritetin e personave që zgjidhen apo emërohen pra i ashtëquajturi ligji i dekreminalizimit, duke qenë se para 7 vitesh në atë ligj ne kemi parashikuar që personat që zgjidhen nuk mund të jenë persona të cilët mund të jenë dënuar për krime krime të ndryshme apo që kanë gënjyer me certifikate e tyre të dekriminalizimit, e njëjta vlen edhe për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, që do të thotë që pas miratimit të këtij ligji ish bashkëpunotorët e sigurimit të shtetit nuk mund të zgjidhen anëtar të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të KëshillitBashkiak, Kryetar të Bashkive, e më lart pastaj deri te Presidenti Republikës”, vijoi Balla.
“Këtu po flasim për ndalim dhe natyrshëm që është propozuar dhe një ndryshim i cili i ka shkuar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore që procesi i verifikimit ose vetëdeklarimit të bëhet në një kohë të mjaftueshme në mënyrë që komisioni qendror i zgjedhjeve tketë mundësi të verifikojë, megjithëse ligji ka fuqi prapavepruese, që do të thotë që edhe pse je zgjedhur dhe rezulton se ke qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit e humb mandatin”, tha Balla.
“Dhe po ashtu nesër depozitohet edhe një projektligj tjetër që është në vijim të kësaj pakete, që personat që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit natyrshëm që përjashtohen nga zgjedhja, por duhen përjashtuar edhe nga të qënurit kryetar partie politike”, u shpreh Balla.
“Unë nuk besoj që bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit që është ende në politikë ka qenë vetëm Ilir Meta apo është vetëm Ilir Meta, mund të ketë edhe të tjerë, nuk duhet të paragjykojmë, le të hapen dosjet, të verifikohen të gjithë, ka një shprehje të bukur popullore “Më mirë vonë sesa kurrë”. Pjesa më e madhe e dosjeve patjetër që lejohet për tu lexuar, ka një përcaktim që unë ua thashë që natyrshëm që ka disa filtra por çdo gjë është e hapur. Dosjet deri në vitin 2022 paskëshin qenë dokument sekret, ne po miratojmë desekritizimin e tyre, pra nuk janë më informacion i klasifikuar dhe gjithashtu po i hapoim dosjet për të gjithë publikun”, tha Balla.
“Në ligjin për partitë politike është një projekt që ne do ta depozitojmë nesër dhe unë po e njoftoj këtu në studion e Opinion, ka një parashikim dhe duhet të ketë natyrshëm disa kritere dhe të jesh kryetar i një partie politike në një pluralizëm, pra në demokraci është një kurs ekuanon që nuk mund të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Kjo vlen për të gjithë”, theksoi Balla.
“Hapja e dosjeve është lajmi më i rëndësishëm, lajmi i dytë është që Sali Berisha u betua 32 vjet për ish të përndjekurit dhe sot nuk do vijë në sallë për të votuar për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Kjo është hapja më e rëndësishme se ka hapur të gjithë çelsat, në dy rastet e para është hapur vetëm një çelës dhe gjithë çelsat e tjerë kanë qenë të mbyllur.
Natyrshëm që për dy ligjet që depozitojmë neser kemi konsultuar, unë në fakt jam konsultuar me persona ose ekspertë që janë marrë me dosjet e STASIT, dhe sugjerohet dhe nga ekspertë gjermanë të ketë një pezullim të përkohshëm të personave që zgjidhen në institucioneve, sepse kjo është në dobi të paqes sociale.
Ato që janë në dosjet e sigurimit të shtetit jane dosje të bashkëpunëtorëve të denoncuesve. Përsa i përket kësaj pjese ka qenë më i thjeshte publikimi i tyre ajo që ka qenë e vështirë ka qenë aksesi ke dosja e bashkëpunëtorëve, dosja e denoncuesve, nuk e di çfarë statusi të ndryshëm ka pasur bashkëpunëtori dhe denoncuesi po për mua janë të dy njëlloj.
Për herë të parë i vetmi institucion që ka funskionuar dhe po funksionon është institucioni i ngritur përmes ligjit që ne kemi miratuar në vitin 2015, Autoreti për Informim mbi Dosjen e Sigurimit të Shtetit, i cili ka arritu të rikuperojë dhe të bëjë gati të aksesueshme të gjitha dosjet. Në rastet e mëprshme nuk është ngritur një autoritet i cili të dispononte dhe të bëne të aksesueshme dosjen pork a qenë një gjueti shtrigash dhe ajo që besoj që të gjithë jemi dakord është që ky autoritet ka edhe mbështetjen më të madhe, faktin që Znj.Sula u zgjodh me consensus të plotë në muajin Qershor si anëtare e këtij autoriteti, tregon besueshmërinë e të gjitha palëve mbi këtë autoritet dhe po ashtu ne kuptuam që në vitin 2015 kishim bërë një gabim teksa kishim lënë klauzolën e mosverifikimit.
Ka dy gjera Hoxha,e para që t’ju sqaroj ligji ka dy etapa, etapa e parë është vetdeklarimi dhe në rast se gjen bashkëpunëtor e të tjera me radhë nuk zgjidhesh apo emërohesh në rast se ke gënjyer në formularin e dekreminalizimit apo despiunizimit në rastin në fjal e humb mandatin dhe pse je zgjedhur. Këta persona shkojnë për humbje mandate, në shkelje penale për falsifikim sipas parashikimeve të kodit penal”, deklaroi Balla.
/r.e/
