Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ulet çmimi i naftës dhe gazit

PRISHTINË, 16 tetor /ATSH/ Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e karburanteve për të ditën e sotme.

Sipas njoftimit, nafta dhe gazi janë ulur me nga një cent, ndërsa çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.74 euro për litër.

Çmimet e karburanteve kanë hyr në fuqi sot prej orës 10:00 dhe janë të vlefshme 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version