Agjencia Telegrafike Shqiptare

MSHMS: 21 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 582 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur  asnjë humbje jete dhe 41 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 582 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 21 qytetarë, në këto bashki: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Gjirokastër, Kuçovë, 1 në Himarë.

“Janë 293 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,525 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (12 tetor 2022)

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 582

Testime totale 1,988,208
Raste pozitive 331,409
Raste të shëruara 327,525
Raste aktive 293
Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 202
Elbasan 23
Fier 19
Gjirokastër 12
Shkodër 8
Vlorë 6

Durrës 7
Dibër 5
Berat 5
Lezhë 3
Kukës 2
Korçë 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version