Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFJE – Zarkov: Bullgaria dhe Rumania teknikisht gati për anëtarësimin në Schengen

SOFJE, 8 tetor /ATSH-BTA/ – Me Schengenin gjërat po evoluojnë në drejtimin e duhur dhe kjo kryesisht për shkak të përpjekjeve të qeverisë së përkohshme, e cila ngriti një temë të harruar, deklaroi ministri bullgar në detyrë i Drejtësisë, Krum Zarkov.

Sipas tij, vendet që pengojnë pranimin e Bullgarisë në zonën Schengen e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë argumente për këtë.

Ai shtoi se përpjekjet për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Schengen duhet të vazhdojnë edhe nga qeveria e ardhshme.

“Vendimi është politik, por pasojat e tij janë praktike”, sipas Zarkov.

“Ka një presion të dukshëm të fortë migrator në kufirin bullgaro-turk dhe ne duhet ta sigurojmë atë me forcat që kemi dhe jo t’i shpërndajmë në kufijtë e brendshëm”, theksoi ai.

“Bullgaria ka fituar të drejtën e integrimit më të thellë në hapësirën evropiane, e cila është kyçe si për Evropën ashtu edhe për Bullgarinë”, shtoi Zarkov./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version