Agjencia Telegrafike Shqiptare

15-vjeçarja Lara Colturi, skiatorja më e re që garon në Kampionatin Botëror

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Skiatorja Lara Colturi bëhet atletja më e re që garon në Kampionatin Botëror.

Lajmin e dha kreu i bashkisë së Tiranës, i cili u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “në moshën 15-vjeçare, Lara Colturi, bëhet atletja më e re që garon në Kampionatin Botëror”.

Veliaj theksoi se, “skiatorja e talentuar do të debutojë në Kampionatin Botëror në hapjen madhështore në Sölden, më 22 tetor”.

Laura Colturi që përfaqësoi Shqipërinë në garën në Kili u rendit në vendin e parë, në një garë ku morën pjesë 40 skiatorë. Ajo la pas vendin e dytë me mbi 6 sekonda, ndërsa arriti rekordin me 28.5 pikë për Shqipërinë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version