Agjencia Telegrafike Shqiptare

UASHINGTON – SHBA: Të kujdesshëm ndaj qeverisë së ardhshme italiane

UASHINGTON, 27 shtator /ATSH-ANSA/ – Qeveria e presidentit amerikan, Joe Biden mbetet e hapur dhe shumë e kujdesshme ndaj ekzekutivit të ardhshëm italian, ndërkohë që ne nuk i gjykojmë njerëzit në bazë të fushatës elektorale, por sipas asaj që bëjnë në qeverisjen e tyre, sipas një deklarate të administratës Biden.

”Duke supozuar se Giorgia Meloni është kryeministre e ardhshme, ajo ka qenë shumë e ashpër ndaj Rusinë”, thuhet në deklaratë.

”Natyrisht ajo ka një koalicion të madh dhe anëtarët e ndryshëm të koalicionit kanë shprehur mendime të ndryshme, por qëndrimi i saj për konfliktin ruso-ukrainas ka qenë shumë koherent”, sipas saj.

”Megjithatë mbetemi në pritje të shohim se çfarë qeverie do të formohet”, sipas deklaratës./  /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version