Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Lamtumirë i madhi Sali Shijaku

TIRANË, 24 shtator /ATSH-I.Vata/ Kryeministri Edi Rama shprehu trishtimin për ndarjen nga jeta të “Piktorit të Popullit”, Sali Shijaku.

“Lamtumirë i madhi Sali Shijaku”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Sali Shijaku ishte një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili arriti të krijonte vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965 -1980.

Në vite është vlerësuar dhe nderuar  me disa “Çmime Republike” (1956, 1970, 1984, 1989).  Në vitin 1969, Shijaku mori titullin “Artist i Merituar” dhe më 1979 titullin “Piktor i Popullit”. U nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës” (2004). /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version