Agjencia Telegrafike Shqiptare

Studimi: Proteina SGLT2 rrezikon dështimin e zemrës

MILANO, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Proteina SGLT2 është e pranishme në qelizat e zemrës dhe rritet në pacientët me diabet.

Përgjegjëse për mungesën e efikasitetit energjetik të zemrës, kjo proteinë lehtëson zhvillimin e dështimit të zemrës, sipas një kërkimi të kryer nga Raffaele Marfella i universitetit Vanvitelli dhe Ciro Maiello i spitalit Monaldi, i botuar në revistën shkencore Pharmacological Research.

Studimi i cili u krye si në biopsi kardiake të 67 pacientëve të transplantuar në zemër, ashtu edhe në kulturat qelizore të kardiomiociteve të humanizuara, ka demonstruar praninë e SGLT2 duke hapur kështu skenarë të rinj për efikasitetin e terapive.

”Kohët e fundit prova të shumta farmakologjike kishin treguar se frenuesit e kësaj proteine ​​(glifozina), përveç përmirësimit të kompensimit metabolik te diabetikët, ishin në gjendje të përmirësonin performancën kardiake duke ulur rrezikun e dështimit të zemrës te pacientët me dhe pa diabet, por nuk ishte e qartë se si veprojnë këto barna në zemër. Megjithatë sot kemi një tablo më të qartë”, shpjegon Raffaele Marfella, profesor në Universitetin Vanvitelli.

Studimi tregon jo vetëm praninë e proteinës SGLT2 në qelizat e zemrës, përqendrimi i së cilës theksohet nga hiperglicemia, por gjithashtu se aftësia për të rritur përdorimin e glukozës, por jo atë të lipideve në qelizat e zemrës, duhet të konsiderohet si një mekanizëm që redukton eficiencën e energjisë dhe rrjedhimisht kapacitetin kontraktues të këtyre qelizave. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version