NJU JORK, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Amazon” do të marrë frymëzimin nga TikTok për të rritur më tej biznesin e saj të tregtisë elektronike.
Sipas ”Wall Street Journal”, gjiganti i themeluar nga Jeff Bezos po teston një modalitet të lëvizjes vertikale që përbëhet nga video të shkurtra dhe foto për blerje, të cilat përfshijnë gjithashtu lidhjen me blerjen e produkteve të disponueshme në platformë.
Funksioni, i cili tani për tani quhet Inspire, u zbulua nga ”Watchful”, një kompani izraelite që operon në fushën e inteligjencës artificiale dhe vlerësohet brenda vendit nga punonjësit e kompanisë ”Seattle”.
Nuk është hera e parë që një kompani e madhe teknologjike frymëzohet nga TikTok, rrjeti social me ritmin më të lartë të rritjes dhe që ka mundur të pushtojë veçanërisht më të rinjtë, siç konfirmohet nga analiza e fundit e qendrës amerikane të kërkimeve ”Pew”./ a.jor.
