Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19, MSHMS: 1336 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2749 testime për COVID-19, teksa 1336 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Po ashtu, MSHMS informoi se nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe janë 1029 qytetarë të shëruar.

MSHMS njoftoi se në 24 orët e fundit u kryen 2749 testime, nga të cilat rezultuan pozitivë me COVID-19 517 qytetarë në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnjë, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë-Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan.

Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (21 korrik 2022)

Raste të reja ditore           1336

Të shëruar në 24 orë        1029

Të shtruar në spitale            29

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                    2749

Testime totale                1,894,914

Raste pozitive                  301,394

Raste të shëruara             288,047

Raste aktive                      9,826

Humbje jete                       3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,733

Durrës            751

Fier                729

Vlorë              466

Berat              408

Shkodër         391

Elbasan          388

Lezhë             293

Korçë             250

Gjirokastër     210

Dibër             135

Kukës             72

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version