Agjencia Telegrafike Shqiptare

Siguria rrugore, procedohen 5 drejtues mjetesh në Berat

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ 5 drejtues mjetesh, janë proceduar penalisht në Berat, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, gjatë dy javëve të fundit janë ndaluar nga Policia Rrugore e Beratit, 5 drejtues mjetesh, të cilët janë proceduar penalisht, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 602 drejtues mjetesh. 20 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 55 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 80 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 6 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, në gjendje të dehur. Janë vendosur 35 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu, janë vendosur 381 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version