TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka zhvilluar sot një takim me artistë ku ka prezantuar edhe drejtoreshën e re të TKOBAP, Abigeila Voshtina.
Margariti i ka uruar suksese Abigeila Voshtinës dhe gjithë stafit, në sfidat e reja që ka ky teatër, si i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.
Gjatë takimit, ministrja bëri të ditur se do të rriten pagat e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
“Suksese Abigeila Voshtinës dhe gjithë stafit në sfidat e reja që ka ky teatër, i vetmi në Shqipëri. Ndërrimet e drejtuesve janë procese, teatri do të jetë gjithnjë aty”, shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale.
Abigeila Voshtina është violiniste e talentuar dhe më herët ka mbajtur postin e drejtores artistike në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Ajo është nderuar nga Presidenti i Italisë me urdhrin “Cavaliere dell’Ordine della Stella d’Italia”.
/r.e/
