Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ekonomia blu dhe e gjelbër prioritet i qeverisë shqiptare

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ekonomia blu dhe e gjelbër mblodhi bashkë në një forum sot në Bari, përfaqësues nga Rajoni i Puljas, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, përshëndeti virtualisht këtë forumi, ku ndër të tjera theksoi se, “ekonomia blu dhe e gjelbër mbetet një prioritet i rëndësishëm i qeverisë shqiptare”.
Sipas saj, zhvillimet që po bëhen në Shqipëri kanë në fokus padyshim zhvillimin e ekonomisë blu, diktuar kjo sidomos nga pozicioni gjeografik dhe kushtet që ofron Shqipëria.
“Bashkëpunimi rajonal në kuadër të projekteve europiane, mbetet thelbësor jo vetëm në shkëmbimin e eksperiencave midis vendeve tona, por edhe në angazhimin tonë në procesin e integrimit të plotë në strukturat e BE-së”, tha Ekonomi.
Ekonomi falënderoi organizatorët e këtij takimi dhe vuri në dukje se ky projekt i iniciuar nga qeveria shqiptare dhe mbështetur nga donatorët do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri.
Zona në konsideratë për aktivitetet e projektit është Vlora që ka edhe potencial për të tranzituar nga gri në një zhvillim blu të qëndrueshëm dhe elastik. Ekonomia blu vë theksin duke parë dimensione zhvillimi specifikishit nga turizmi tek peshkimi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version