Agjencia Telegrafike Shqiptare

Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra të Bajram Begaj


TIRANË 4 qershor /ATSH-I.Vata/ Presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretin për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës, Bajram Begaj.

Meta e firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begaj, nga Stambolli, ku ndodhet për vizitë.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Bajram Begaj u propozua dje nga Partia Socialiste për President të Republikës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version