Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ekonomi: Shqipëria, kampione e digjitalizimit në rajon

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ekonomi theksoi se, me shefat e misionit të BE u fol për transformimin digjital të shërbimeve.

“Raportet monitoruese evropiane dhe ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është kampione e digjitalizimit në rajon”, u shpreh Ekonomi përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Vizioni ynë është shërbime digjitale, kudo, në çdo kohë, me kosto të ulët, me një klik në e-Albania”, tha Ekonomi.

“Ekosistemi i ngritur dhe përmirësimi i vazhdueshëm i tij, do u shërbejë të gjithëve gjatë këtij procesi transformues, me një telefonatë, chatbox, kërkesë në platformë”, shtoi Ekonomi.

“Prioritet mbetet legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave, mbi të cilin sot punohet falë bashkëpunimit me ekspertët evropianë”, përfundoi Ekonomi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version