TIRANË, 26 maj /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi sot punimet për riforcimin e një pallati me shkallë dëmi DS4 në lagjen 12.
Sako bashkëbisedoi me banorët dhe i sqaroi ata me detaje për të gjithë procesin e përforcimit të pallatit të tyre dhe rikonstruksionin, si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme, sipas standardeve të duhura.
Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se “rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta e më të forta se më parë të 28 familjeve të këtij objekti”.
“Riforcimi i këtyre godinave po vijon me ritme të mira”, u shpreh Sako.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
