TIRANË 23 maj /ATSH-I.Vata/ Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve kaloi për shqyrtim në seancë publike kërkesën ankimore nr. 9.
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”.
Pas shqyrtimit, KAS vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike në datën 29.05.2022, në orën 11:00.
