Agjencia Telegrafike Shqiptare

Spiropali: Bashkëpunimi me OSBE-në, për të çuar përpara reformat

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Zv/kryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pritën sot zëvendëspresidentin dhe përfaqësuesin e Posaçëm për Evropën Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Azay Guliyev, dhe ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Ministrja Spiropali u shpreh se, në takim u zhvillua një diskutim konstruktiv për ecurinë e reformës zgjedhore, të drejtat e njeriut, çështje parlamentare, barazinë gjinore, për të cilat Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ofruar mbështetje dhe asistencë të vazhdueshme.

“Në fokus ishte edhe procesi i integrimit në BE për sigurinë e rajonit, situata e pasojat e luftës në Ukrainë dhe qëndrimet e palëkundura të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe kudo, si dhe intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit për të çuar përpara reformat”, theksoi Spiropali. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version