ROMË, 4 maj /ATSH/ – Problemet e qarkullimit të gjakut prekin shumë gra dhe katër në 10 prej tyre ankohen për probleme me qarkullimin venoz, por ato prekin edhe shumë burra, shkruan melarossa.it.
Qarkullimi i dobët i gjakut mund të favorizohet nga një mënyrë jetese pasive, nga vapa në verë, nga nxehtësia e tepërt, nga zakoni i veshjes së rrobave dhe/ose çizmeve shumë të ngushta, nga udhëtimet ajrore si edhe nga konsumimi i tepërt i kripës.
Përveç duhanit dhe alkoolit mund të ndikojë edhe mosha. Faktorë të rëndësishëm rreziku janë gjithashtu mbipesha dhe obeziteti, të cilat rrisin ngarkesën e venave dhe pengojnë qarkullimin në gjymtyrët e poshtme.
Shkaqet e qarkullimit të dobët
Qarkullimi i keq mund të jetë edhe një problem i kolesterolit që rrit viskozitetin e gjakut ose qëndrimi këmbëkryq gjatë gjithë ditës.
Simptomat e qarkullimit të dobët
Qarkullimi i dobët i gjakut ndodh kryesisht në gjymtyrët e trupit, me duar dhe këmbë të ftohta, këmbë të fryra, të rënda dhe të dhimbshme.
Ndonjëherë ndjesi shpimi gjilpërash e vështirëson qëndrimin në këmbë.
Problemet e qarkullimit të gjakut gjithashtu mund të shkaktojnë simptoma të tilla si lodhje kronike, ndjesi të fikëti ose marramendje.
Ilaçe natyrale për të luftuar qarkullimin e dobët të gjakut
- Pini çajra bimorë me bazë ginko, pasi është një ilaç natyral i rekomanduar për të përmirësuar qarkullimin. Ginko ka aftësinë të zgjerojë enët e gjakut dhe t’i japë elasticitet mureve venoze.
- Pini shumë! Uji, çajrat bimor, çaji jeshil dhe smoothies janë të mira.
- Masazhoni duart dhe këmbët për të stimuluar rrjedhjen e gjakut.
- Mbani këmbët tuaja të ngritura sa më shpesh të jetë e mundur, veçanërisht nëse punoni ulur.
- Natën, mund të vendosni jastëkë nën dyshek para gjumit dhe/ose të ngrini këmbët vertikalisht në mur kur të ktheheni nga puna./ /os/
