Agjencia Telegrafike Shqiptare

Margariti: Java e Evropës 2022, aktivitete në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë  

TIRANË, 2 maj  /ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në eventet për Javën e Eropës 2022 nga datat 3-12 maj.

Margariti u shpreh se eventet do të organizohen më 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja, më 5 Maj në Vlorë tek Lungomare, më 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja.

“Të takohemi për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane”, theksoi Margariti, e cila nënvizoi se në këto evente janë përgatitur edhe disa aktivitete simpatikë për fëmijët.

“Java e Evropës2022  është pothuaj këtu! Ju presim të na bashkoheni më: 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja; 5 Maj në Vlorë tek Lungomare; 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja. Le të takohemi për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane. Ejani së bashku me më të vegjlit, kemi përgatitur disa aktivitete simpatike për ta”, theksoi Margariti në një postim. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version