KALIFORNI, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Nuk ka më adresa private dhe numra telefoni personalë në rezultatet e Google nëse pronari i ligjshëm është kundër atij kërkimi.
Gjiganti amerikan njoftoi se ka zgjeruar mundësinë e kërkimit të të dhënave të ndjeshme pa autorizimit e poseduesit.
Një ndryshim i qartë drejt një transparence më të madhe, pasi më parë ishte e mundur të kërkohej nga Google të hiqte informacionin vetëm nëse mund të përfaqësonte një rrezik identiteti ose vjedhje parash.
Duke e shtrirë konceptin e mbrojtjes edhe në kontekste fizike, jo vetëm dixhitale, Google ka vendosur të përfshijë numrat e identifikimit të qeverisë, si numrin e sigurimeve shoqërore në SHBA dhe kodin tatimor, numrat e llogarive bankare dhe kartat në listën e përmbajtjeve që mund të hiqen.
Kartat e kreditit, imazhet e dokumenteve të identitetit dhe nënshkrimet e shkruara me dorë, të dhënat mjekësore, adresat fizike, numrat e telefonit dhe emailit, kredencialet konfidenciale të hyrjes, imazhet personale jo-konsensuale personale, video pornografike të rrejshme ose imazhe të modifikuara nga kompjuteri.
Për t’i kërkuar ekipit të sigurisë të heqë informacionin, do t’ju duhet t’i siguroni Google një listë të adresave të internetit që tregojnë të dhënat tuaja personale dhe faqet e kërkimit që çojnë në ato lidhje.
Google do të vlerësojë aplikacionin ndërsa do të vazhdojë të “ruajë aksesin në informacionin që konsiderohet të jetë me interes publik, profesionalisht të rëndësishëm ose me origjinë qeveritare. /os/
