Agjencia Telegrafike Shqiptare

Várhelyi: BE mbështet Korridorin 8

TIRANË, 28 prill /ATSH – I. Vata/ Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi deklaroi sot në Tiranë se BE mbështet korridorin 8.

Në Konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Komisioneri Oliver Várhelyi u shpreh se, “nëse do donit të më bindnit se pse duhen lidhur të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëra-tjetrën, qoftë autostradave, qoftë hekurudhave dhe që të më bëni të shkoj me makinë nga Shkupi në Tiranë mendoj se shumë nga kjo punë bindëse është bërë tashmë, kështu që jam i kënaqur të them se kur filluam të përpilonim planin e investimeve ekonomike, kjo është pikërisht arsyeja pse ne menduam që 290 kilometra në pothuajse 5 orë. Sigurisht mund të jetë më e shkurtër koha dhe duhet ta shkurtojmë këtë kohë”.

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi vlerësoi rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti.

“Kështu që sot vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë që plani i investimeve ekonomike nuk është thjeshtë një plan, por plani ka filluar funksionimin, të funksionojë siç duhet. Ne sot shkuam në Universitetin e Tiranës. Vajtëm në Qytetin Studenti, ku pamë projektet e para, projekte të cila po bëjmë bashkë, dua përparësi arsimin nga njëra anë, por dhe efikasitetin e energjisë dhe rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati”, tha Komisioneri.

“Por ne nuk mund të fillojmë nga festimet përderisa na duhet 5 orë kohë për të udhëtuar ndërmjet Shkupit dhe Tiranës. Kjo është pse po e mbështesim idenë e Korridorit 8 dhe se pse dëshirojmë ta përfshimë atë në projektet, dhe Komisioni është i bindur se pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje të Ballkanit Perëndimor, pra lidhja ndërmjet kryeqyteteve, qyteteve, shteteve, sepse kjo lidhje mungon midis detit Adriatik dhe Malit të Zi. Kjo do të krijojë rrugë të reja për tregtinë, po dhe investime të reja, patjetër që po”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version