Agjencia Telegrafike Shqiptare

Alibeaj: Proces gjithëpërfshirës dhe transparent për zgjedhjen e Presidentit

TIRANË, 28 prill /ATSH – I. Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot për zgjedhjen e presidentit duhet një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Në një deklaratë për mediet duke folur për zgjedhjen e presidentit, Alibeaj theksoi se mazhoranca nuk e ka legjitimimin për të zgjedhur e vetme presidentin.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të PD-së është bërë i qartë në një konsultim me gjithë deputetët, me mendje të hapur duke marrë sigurisht peshën e përgjegjësisë të përfaqësimit të gjysmës së shqiptarëve do jetë pjesë e diskutimeve të mbledhjes së grupit parlamentar duke mos i ikur përgjegjësisë, por duke marrë përgjegjësinë. Dhe sigurish duke profilizuar duke patur si synim ne të gjithë parlamentarët e PD-së një profil politik i cili të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë që ta marrim këtë përgjegjësi, ta çojmë përpara. Është një test politik për të gjitha palët politike në këtë mes që të marrin pjesë në proces. Kjo mazhorancë fiktive nuk e ka legjitimimin për të zgjedhur e vetme presidentin, edhe pse do donte. Ajo që shqiptarët do duan është një njeri, profil politik i cili të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të “non gratave”. Janë 4 deputetë të kësaj mazhorance, ca publikisht e ca jo të etiketuar si “non gara” dhe nuk kanë të drejtë morale e politike për të votuar presidentin”, tha ai.

Alibeaj thekson se duhet një proces gjithëpërfshirës dhe transparent për zgjedhjen e presidentit.

“Në këtë situatë ku shteti i së drejtës, institucionet kanë rënë, së paku presidenti duhet të jetë njeriu i ekuilibrave dhe këtë mund ta bëjë vetëm profil i tillë i plotë i fortë. Besoj se është e rëndësishëm që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë serioz, që do të thotë të mos ngutemi. Zgjedhja e presidentit nuk është çështje numrash, një proces gjithëpërfshirës. Ky parlament ka detyrimin jo ta zgjedhë nga gjiri i vet në pazare dhe kulisa. Jo! Duhet ta bëjë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Proces gjithëpërfshirës transparent duke pasur pikërisht këto synime të moralshme, deri duke hyjnorë për të zgjedhur kreun e shteti”, tha ai.

Duke folur për situatën në PD dhe kuvendin e 30 prillit, Alibeaj u shpreh se e ka bërë të qartë kohë më parë, grupi parlamentar i PD ka nxjerrë platformën e bashkimit.

“Një platformë bashkimi e cila synon mbi të gjitha jo interesin individual të personave që kanë probleme, interesi i demokratëve kërkon bashkimin mbi disa vlera. Është e qartë për këdo sot që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe të PD, kryesi, ka Këshill Kombëtar, ato që janë sot e gjithë ditën dhe do të jenë rregulla, institucionet e PD. S’ka dyzim. Atë që kam thënë kohë më parë, çështja është në gjykatë, të presim gjykatën. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin. Kjo është e qartë. Fati im përcaktohet nga unë vet. Në çdo dimension. Nuk kam pse nxitoj. Procesi i zgjedhjes së presidentit është serioz. Ngutjen e shoh nga mazhoranca. Nuk e ka të drejtën, dhe legjitimitetin kjo mazhorancë për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme presidentin. Këto teatro që bën Rama, sikur do konsultime, ne nuk bëjmë në kurthin që meqë ai bën këtë gjë, ne të ikim me bisht ndër shalë. Do bëjmë procedura me standarde”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version