Agjencia Telegrafike Shqiptare

Pandeli Majko merr mandatin e deputetit

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Pandeli Majko u betuar sot në Kuvend, duke marrë mandatin e deputetit.

Majko mori mandatin pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i cili u arrestua në lidhje me çështjen e impianteve të mbetjeve.

Më herët sot, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin e KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit Pandeli Sotir Majko, duke ia kaluar seancës.

Majko ishte i renditur i 19-i në listën e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, duke mbetur jashtë Kuvendit, pasi PS fitoi 18 mandate në kryeqytet.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version