Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bankat dhanë 33 miliardë lekë kredi konsumatore

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Rimëkëmbja e kreditimit dha sinjale pozitive vitin e kaluar sidomos në segmentin e individëve, ku vend kryesor zuri kredia konsumatore.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë 2021 bankat dhanë 33 miliardë lekë kredi konsumatore (përfshirë edhe overdraftet), në rritje me 53.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fund të vitit të kaluar, portofoli total i kredisë konsumatore arriti vlerën e 64.2 miliardë lekëve, ose rreth 530 milionë eurove.

Sipas BSH-së me bazë vjetore, portofoli i kredisë konsumatore është zgjeruar me 8.2 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version