Agjencia Telegrafike Shqiptare

Sot Dita Botërore e Tuberkulozit

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Turbekulozi mbetet një nga vrasësit infektivë më vdekjeprurës në botë.
Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar vitet e përparimit të bërë në luftën për t’i dhënë fund TB-së, për herë të parë në më shumë se një dekadë, vdekjet nga tuberkulozi u rritën në vitin 2020.
Tuberkulozi (TB) është një sëmundje që influencohet nga shumë faktorë rreziku (ose përcaktues socialë) si kequshqyerja, kushtet e jetesës të cilët ndikojnë në mënyrën se si njerëzit infektohen, zhvillojnë sëmundjen e TB.
Prandaj, reagimi i përbashkët nga sektorë të ndryshëm shëndetësorë dhe joshëndetësorë, shoqëria civile dhe komunitetet e prekura nga tuberkulozi është thelbësor për të adresuar të gjithë faktorët e rrezikut dhe për të arritur objektivat përfundimtare të TB-së.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version