Agjencia Telegrafike Shqiptare

Blinken: E gjithë bota është me Ukrainën

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi soy mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për qeverinë dhe popullin e Ukrainës.

Blinken shprehet se guximi dhe udhëheqja që po tregon Ukraina është frymëzuese.

“Guximi që ata po tregojnë çdo ditë, udhëheqja që po i tregojnë botës, është frymëzuese. Dhe bota është këtu; bota është me ju”, shprehet  Blinken.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version