Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 17 mars 2022

TIRANË, 17 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje.

Parashikohen ngrica në zonat e thella malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/17 Diell re
Kukës 5/11 Diell re
Lezhë 3/18 Diell re
Dibër 2/10 Diell re
Durrës 7/19 Diell re
Tiranë 7/19 Diell re
Elbasan 5/21 Diell re
Berat 3/21 Diell re
Vlorë 6/20 Diell re
Korçë 2/10 Diell re
Gjirokastër 3/19 Diell re
Sarandë 6/20 Diell re

  

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version