Agjencia Telegrafike Shqiptare

Atmosfera e 8 Marsit në Tiranë

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Kryeqyteti sot është zgjuar në një atmosferë ndryshe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo që binte në sy ishin lulet shumëngjyrëshe në çdo cep të Tiranës e ku sytë e grave dhe vajzave nuk mungonte buzëqeshja dhe buqetat në duar.

Në Tiranë sot gratë dhe vajzat kanë zgjedhur ta festojnë në mënyra të ndryshme 8 Marsin disa kanë marrë lule në shenjë falenderimi për kontributin e tyre në shoqëri, disa të tjera kanë protestuar në këtë ditë për mbrojtjen e të drejtave.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version