Agjencia Telegrafike Shqiptare

Miratohen modelet e uniformave ushtarake, gradave e simboleve

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot modelin e uniformave ushtarake, gradave, simboleve, stemave e flamujve dekorativë të strukturave dhe shenjave të tjera dalluese të uniformës ushtarake, që mbajnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Sipas vendimit, modelet e miratuara me këtë vendim aplikohen, si më poshtë: brenda vitit 2022 uniforma dimërore dhe verore ceremoniale e Orkestrës Frymore dhe e Truprojës së Nderit të Forcave të Armatosura, stemat dhe flamujt dekorativë të strukturave të Forcave të Armatosura; brenda vitit 2025 uniforma e stërvitjes; brenda vitit 2027 uniforma e ceremonialit dhe asaj të punës.

Vendimi nr.694, datë 21 nëntor 2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të uniformave ushtarake, gradave, simboleve, flamujve dhe shenjave të tjera dalluese të uniformës ushtarake, që mbajnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version