Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Samit Biden-Putin për çështjen ukrainase

PARIS, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë rënë dakord në parim që të takohen dhe diskutojnë krizën e Ukrainës, sipas Élysée, pallati presidencial francez.

”Presidenti francez, Emmanuel Macron i propozoi Putinit dhe Bidenit takimin mbi sigurinë e Evropës dhe stabilitetin strategjik”, tha Elysée në një deklaratë, ku të dy pranuan idenë e samitit në parim.

Propozimi i Macron parashikon edhe diskutime për të gjitha palët e interesuara.

”Përmbajtja e samitit do të vendoset nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov të enjten, si pjesë e bisedimeve të paraplanifikuara për krizën në Ukrainë”, sipas presidencës franceze.

“Samiti nuk do të mbahet nëse Rusia pushton Ukrainën,” tha Élysée./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version