Agjencia Telegrafike Shqiptare

Apple prezanton modelin e ri ekonomik iPhone SE+

KALIFORNI, 18 shkurt /ATSH/- iPhone SE i parë doli në vitin 2016 dhe ishte aq shumë i suksesshëm sa bindi kompaninë Apple që të propozojë një version tjetër të përditësuar gjatë vitit 2020, në pandemi të plotë, shkruan vanityfair.it.
Ky model i dytë, i cili në gamën e Apple do të zëvendësonte iPhone 8 dhe 8 Plus, në fakt rikuperoi dizajnin nga modeli 8 dhe një pjesë të harduerit dhe veçorive nga iPhone 11.
Ai do të jetë jashtë prodhimit dhe ofertës komerciale së shpejti për të krijuar vend për gjeneratën e tretë të iPhone-ve (relativisht) me kosto të ulët dhe do të quhet iPhone SE +.
SE + do të jetë një model i shkëlqyer  për ata që nevojën ose kuriozitetin të përjetojnë ekosistemin e Cupertino.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version