Agjencia Telegrafike Shqiptare

Formohet këshilli për Epopenë e UÇK-së

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/- Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me datë 5,6 dhe 7 mars 2022.

Kryeministri, Albin Kurti tha se Epopeja e UÇK-së ndryshoi historinë për mbarë të Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së e ndryshoi historinë për mbarë dhe e bëri popullin bashkë. Çdo progres i yni duket pak për gjithçka çka ka dhënë familja Jashari”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version