Agjencia Telegrafike Shqiptare

Mbahet takimi për vlerësimin e progresit Shqipëri-BE

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot takimin e përvitshëm për të vlerësuar progresin e shënuar në kuadër të asistencës së BE-së për vitin 2021, njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

“Me mbi 150 projekte në zbatim, ka shumë për të diskutuar dhe vlerësuar, duke përfshirë këtu rindërtimin e shkollave pas tërmetit, mbështetjen me vaksina kundër COVID-19, apo mbështetjen për reformën në drejtësi dhe Vetingun”, u shpreh Zyra e BE.

“Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin e mëtejshëm në 2022, për shqiptarët dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version