PD: Berisha mashtrues kronik, demokratët panë fytyrën e vërtetë në 8 janar

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në takimin që ai zhvilloi në Lezhë sot.

PD e cilësoi Berishën mashtrues kronik dhe theksoi se demokratët dhe shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD”, thuhet në njoftimin e PD-së.

“Demokratët dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë” deklaroi PD.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.